Al Itihadi i Mario Mitajt mposhti me përmbysje 4-1 skuadrën e Al Khalej, në duelin e vlefshëm për javën e 5-të në Arabinë Saudite.
Futbollisti kuqezi, u aktivizua si titullar në këtë përballje, teksa ndryshe nga Kombëtarja që luan në krahun e majtë, te skuadra e tij e re është pozicionuar i mesfushor para mbrojtjes, në skemën 4-2-3-1.
Mitaj luajti gjatë gjithë takimit, duke bërë një paraqitje dinjitoze. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 për miqtë, ndërkohë që në fragmentin e dytë, Al Itihadi shënoi 4 herë me Benzema, Aouar, Bervajn dhe Al Ghamdi. Kjo ishte fitorja e 4 në pesë javë për skuadrën e futbollistit shqiptar.