Real Madridi do të bëjë një udhëtim të shkurtë për në Civitas Metropolitano të dielën, teksa do të përgatiten që të luajnë ndaj Atletico Madridit në derbin e parë lokal për sezonin 2024/2025.
Nikoqirët morën një fitore dhe një barazim në dy përballjet e tyre mes vete në La Liga sezonin e kaluar kështu që ‘Los Blancos’ do të synojnë hakmarrjen pasi po ashtu janë mposhtur edhe në Copa Del Rey.
Guti i cili konsiderohet një ikonë e Real Madridit, ka dhënë mendimin e tij për derbin e këtij vikendi.Sipas Mundo Deportivo, Guti pret që ish-ekipi i tij të shkojë atje me një synim të qartë – hakmarrjen për humbjen sezonin e kaluar.
“Derbit e Madridit janë unik. Ndjenja e cila frymon në kryeqytet, përplasjet e lojtarëve, dëshira për të luajtur mirë në stadiumin e rivalit”.
“Real Madridi ka filluar të marrë formën e saj dhe jam i sigurt se Vinicius, Bellingham dhe të tjerët do të hyjnë të dielën për të marrë hakmarrje për humbjen në Metropolitano sezonin e kaluar”, ka thënë Guti.
Përveç Gutit, disa fjalë për këtë derbi ka thënë edhe ish-legjenda e Atletico Madridit, Juanfran Torres.
“Ky derbi shkon përtej tri pikëve. Ka 90 minuta për të dëshmuar se kush është në krye të qytetit. Lojtarët do të jenë sikur motoçikleta dhe duke njohur Simeonen, ai tashmë iu ka dhënë atyre motivim shtesë për të dalë atje dhe për ta ‘ngrënë’ Real Madridin para tifozëve tanë”, ka thënë Juanfran./Telegrafi/
-00:07