HomeKRYESORECapello: Ky Milan është për titull, Modriç dhe Rabiot shembull për shokët!

Capello: Ky Milan është për titull, Modriç dhe Rabiot shembull për shokët!

Fabio Capello ka komentuar fitoren e Milanit ndaj Napolit, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”. Ish-trajneri i njohur u shpreh se kuqezinjtë po shfaqin personalitetin e një skuadre të madhe.

“Milani është tashmë skuadër. Ka shpirtin dhe vendosmërinë e të mëdhenjve. Gjithçka lind nga lojtarët më të fortë e karizmatikë, si Modric dhe Rabiot, që janë shembull për shokët dhe tërheqin tifozët”, tha Capello.

Në aspektin taktik, ai vlerësoi shpejtësinë dhe cilësinë e kundërsulmeve:

“Pulisic është mbresëlënës. Niset gjithmonë në vertikale dhe e sheh portën si pak kush. Napoli u mundua të bënte lojën, por ishte shumë i ngadalshëm dhe Milani shfrytëzoi hapësirat”.

Gjithsesi, Capello nuk e fshehu vlerësimin për skuadrën e Contes: “Napoli më duket më i plotë se Milani, pavarësisht humbjes. Duhet të rikthehen lojtarë si Buongiorno, Rrahmani, Spinazzola, dhe të mos harrojmë se Højlund nuk është Lukaku. Me rikuperimin e të gjithëve, ky mbetet një ekip i nivelit të lartë”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments