Që nga nisja e topit të për më 14 qershor, shumë gjëra kanë ndryshuar në Botërorin e Klubeve. Kësaj nuk mund t’i shpëtonin edhe parashikimet se cila prej skuadrave do të ngrejë lart trofeun e turneut të rëndësishëm.
Në pritrje të çerekfinaleve, agjensia e analizës dhe statistikave në sport “OPTA” ka përditësuar parashikimet e saj për tetë skuadrat e mbetura në lojë për titullin kampion.
Sipas superkompjuerit që me algoritmin e tij që llogarit të dhënat e sfidave për secilin ekip, tani në krye të listës së pretendentëve është Chelsea.
Blutë e Londrës kanë përqindjen më të lartë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, më pas në finale dhe në fund për të ngritur lart trofeun, saktësisht 26.8% shanse për triumf. Skuadra e Premier League le pas, megjithëse me pak diferencë Paris Sent Zhërmen, ndërsa treshja e favoritëve plotësohet me Real Madrid.
Në letër, parizienët dhe madrilenët duken në të fortë, por ky klasifikim e ka një shpjegim llogjik, që përveç statisikave të shënuara deri tani në Botërorin e Klubeve, lidhet edhe me rrugën e skuadrave çerekfinaliste deri te finalja e madhe më 13 korrik në stadiumin “Metlife” të Nju Xhersit.
Ndryshe nga Paris SG dhe Real Madrid, Chelsea ka një rrugë më të lehtë. Në çerekfinale do të përballet me Palmeiras, ndërsa nëse kalon, në gjysmëfinale do të gjejë fituesin e çiftit mes Fluminense dhe Al Hilal.
Nga ana tjetër, Paris SG luan në çerekfinale ndaj Bayern Munich, ndërsa Real përballet me Borussia. Nëse kualifikohen, dy skuadrat do të përplasen në gjysmëfinale.
Një rrugë e vështirë, ndërsa i njëjti diskutim vlen për Bajerni Mynih dhe Borusia, që në renditjen e favoritëve mbajnë vendin e katërt dhe të pestë. Me pak mundësi për triumf sipas këtij parashimi kanë Al Hilal dhe dy skuadrat braziliane, Palmeiras dhe Fluminense.