Liverpool është padyshim ekipi më aktiv këtë merkato. Kampioni në fuqi i Premier League zyrtarizoi pak ditë më parë transferimin e Florian Wirtz për 125 milionë euro, por klubi i kuq nuk ka ndërmend të ndalet me kaq.

Objektivi i radhës së Liverpool është Alexander Isak, për të cilin është gati oferta prej 120 milionë eurosh. 25-vjeçari suedez është në kulmin e karrierës dhe po kalon momentin e tij më të mirë. Në sezonin e fundit me Newcastle, Isak shënoi 23 gola në Premier League dhe dha 6 asiste.

Suedezi është profili ideal për skemën e Arne Slot dhe suedezi i ka të gjitha cilësitë për t’ë bërë lojtari kyç në sulmin e të kuqve. Nga ana tjetër, Newcastle i ka vendosur një klauzolë largimi 150 milionë eurosh, duke parë interesin e shumë klubeve të mëdha, por kjo shifër mund të ulet dhe marrëveshja mes dy klubeve angleze mund të mbyllet për 120-130 milionë euro.

Nuk përjashtohet mundësia që Liverpool të përdorë dhe ndonjë prej lojtarëve të saj në këtë operacion./telesport/