Vitet kalojne dhe momentet interesante mbesin ne kujtesen e te gjitheve. Keshtu i ka ndodhur edhe Mentor Sopjanit i cili është bërë nostalgjik për kohën kur ai vinte drejtësi në fushën e blertë.
Ish-gjyqtari i Superiores ka zgjedhur klasiken e Shqipërisë, për të risjellë edhe një herë në vëmendje përballjen e fortë të kampionatit shqiptar.
Asokohe në fushë zbrisnin Devi Muka në radhët e Tiranës, ndërsa Suad Lici për ekipin e Vllaznisë. Siç e tregon edhe Sopjani, edhe pse temperaturat, nën 0, tifozët shkodranë kishin mbushur “Loro Boriçin”.
“12 vjet më parë nga “Loro Boricci” i Shkodrës, Vllaznia – Tirana (0-2). Edhe pse temperaturat nën zero, stadiumi i tejmbushur”, shkruan Mentor Sopjani në rrjetet sociale./newsport/