Al Nassr e mbyll rrugëtimin saj në Champions League në gjysmëfinale, aty ku u eleminua nga japonezët e Kawasaki Frontale. Ndeshja e zhvilluar në “King Saud Universit” në Riyadh solli 5 gola, por në fund ishin japonezët ata që festuan dhe shkuan në finale.
Japonezët kaluan të parët në avantazh që në minutën e 10-të me Tatsuya Ito, Al Nassr barazoi përkohësisht shifrat me golin e Sadio Mane në minutën e 28-të, por japonezët e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë golit të Ozeki në minutën e 40-të.
Në pjesën e dytë, të dyja ekipet shënuan dhe nga një gol. Në minutën e 75-të, Akihiro Ienaga shënoi golin e tretë, por e gjithë merita ishte e Erison, i cili bëri gjithçka vetë dhe në fund asistoi për shokun e skuadrës. SHIKOGOLIN
Al Nassr do të ngushtonte shifrat me supergolin e Yahya nga distanca. SHIKOGOLIN Rezultati përfundimtar Al Nassr-Kawasaki Frontale 2-3. Klubi japonez do përballet në finalen e madhe ndaj një tjetër klubi arab, ndaj Al ahli, i cili eleiminoi në gjysmëfinale Al Hilal me shifrat 3-1. Një zhgënjim shumë i madh për Cristiano Ronaldon, i cili sërish nuk fiton asnjë trofe as këtë sezon me Al Nassr.