Ndodh edhe keshtu. Shpeshhere ne media lexojme e degjojme per interesim te biznesmeneve te ndryshem per te hyre ne futboll dhe per te blere skuadra dhe klube te ndryshme, por ne Puke duket se ndodh e kunderta.

Bashkia e ketij qyteti ka nisur prej kohesh proceduren per shitjen e Klubit te Futbollit Terbuni. Madje, ka bere edhe vleresimin e emrit, logot dhe historise se tij dhe ne fund eshte mberritur tek konkluzioni se ky klub do te shitet per 50 milione leke te vjetra.

Po ashtu, nje borxh prej disa milione lekesh qe klubi aktualisht ka ndaj organeve tatimore do te merret persiper te paguhet ne te ardhmen nga Bashkia, duke mos ia ngarkuar ate pronarit te ri. Dhe ne fakt pritej te kishte interes per blerjen e Terbunit, i cili aktualisht merr pjese ne kategorine e dyte te futbollit shqiptar.

Por çudia e madhe eshte se askush nuk ka shfaqur interes per kete gje dhe ndonese vlera eshte e paperfillshme per nje biznesmen. Per me teper qe ne Tirane kryejne veprimtarine e tyre shume biznesmene te njohur pukjane, por duket se asnjeri prej tyre nuk ka deshire te perfshihet me futbollin.

Kuptohet qe ka nje ligj te rregullt per sportin, ata e konsiderojne diçka pa vlere investimin ne futboll dhe shembulli me i mire per kete eshte fakti qe per vetem 50 milione leke te vjetra, KF Terbuni ka mbetur pa u shitur dhe ne keto rrethana Bashkia Puke do te vazhdoje te investoje per te.(www.shkodrasport.com)