Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani ka shënuar tre gola dhe ka dhënë një asist kundër Jokohamas në ndeshjen e vlefshme për Championsin e Azisë
Atij i kanë mjaftuar vetëm 2 minuta lojë për të zhbllokuar shifrat. Ky është goli i tij i parë për këtë sezon në këtë kompeticion pasi në kampionat ka shënuar edhe të tjerë. Asani nuk është ndalur me kaq teksa në minutën e 55-të realizoi dygolësh.
Në minutën e 69-të, sulmuesi i Shqipërisë ka dhënë asist për shokun e skuadrës Mikeltadze i cili e ktheu në gol. Në fundin e ndeshjes Jasiri realizoi golin e tij të tretë duke e mbyllur në mënyrë perfekte ndeshjen me fitoren 7-3.