Flamurtari u mposht 1-2 nga Burreli. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e parë të Kategorisë së Parë.
Në përfundim të saj foli trajneri Ditmar Bicaj. Për RTSH Sport, Bicaj ishte mjaft i lumtur për fitoren por shprehu që duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë. Ndër të tjera ai u shpreh:
“Nuk e mendova të vështirë në short, më mirë që luajmë me Flamurtarin në javën e parë, do të ishte më shumë e vështirë në javët e tjera. Ekipet që bëjnë shumë afrime, duan pak kohë. Nuk kisha menduar 3 pikë të jem i sinqertë, por kisha menduar të dilja me pikë nga Vlora. Ishte një dhuratë, jam shumë i lumtur.
Lista e lojtarëve është mbyllur. Këta janë lojtarët që kemi zgjedhur. Janë djem besnikë që stërviten mirë. Ka individë që mund të bëjnë më mirë në të ardhmen. Ekipi e ka me shumë pasion futbollin.
Kemi 1 muaj që Ferrukun e përdorim në këtë pozicion. Sot ka bërë një ndeshje fantastike, komplimente jo vetëm atij, por të gjithë ekipit.
E njihja Flamurtarin deri në detaje. Kam marrë të dhëna nga njerëzit edhe në miqësoret që ka zhvilluar Flamurtari. I dija lojtarë çfarë veçorish kanë. Gjatë gjithë kësaj jave i kam bezdisur lojtarët me vidioanalizën.
Objektivat i kam deklaruar, tek 6 më të mirat. Në qoftë se deri vjet kishte dhimbje koke, sepse Burreli ishte për mbijetesë. Këtë vit e formatuam ekipin në 70 %. Kërkojmë nga ekipi që të jemi tek 6 më të mirat.
Frika imë më e madhe është vetëkënaqësia. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Në 9 të mëngjesit kemi seancën stërvitore”, u shpreh Bicaj.