Start zhgënjyes për Flamurtarin, skuadrën pretendente në këtë sezon për t’u ngjitur në Superiore. Edhe pse me afrime të bujshme në merkato, vlonjatët e Andrea Agostinelit, u mposhtën me rezultatin 1-2 nga Burreli i Ditmar Bicajt, në ndeshjen e vlefshme për javën e parë.
Vlonjatët shënuan të parët me brazilianin Fernando, ndërkohë që miqtë përmbysën gjithçka me golat e Ferrukut dhe Hotit, duke e nisur sezonin me 3 pikë të arta.
FT: FLAMURTARI-BURRELI 1-2
Fernando 21′ / Ferruku 30′ , Hoti 49