Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, foli për shortin e 1/8-ave të Champions League, që i vuri katalanasit përballë Benfica, skuadër me të cilën janë ndeshur tashmë këtë sezon: “Tani nuk ka shumë për të zgjedhur.
Kemi pasur një ndeshje të vështirë kundër tyre, në të cilën kemi vuajtur shumë. Ishte një përmbysje historike. Duhet t’i mposhtim dhe nuk do të jetë e lehtë, në shtëpi janë shumë të fortë. Nuk mund të mendojmë për çerekfinalet pa kaluar këtë fazë”.
I pyetur nëse është i kënaqur që ka shmangur PSG-në, ai u përgjigj: “Në Champions nuk ka favoritë, siç mendojnë njerëzit. Duhet të luash, të provosh të kualifikohesh dhe të mendosh ndeshje pas ndeshjeje”.
Shorti i 1/8 finale të Champions League:
PSV Eindhoven – Arsenal
Real Madrid – Atletico Madrid
Paris Saint-Germain – Liverpool
Club Brugge – Aston Villa
Benfica – Barcelona
Borussia Dortmund – Lille
Bayern Munchen – Bayer Leverkusen
Feyenoord – Inter