Goli i tij ne minuten e 95-te i dha fitoren Dinamos ne sfiden e fundit ndaj Vllaznise ne shifrat 2-1. Kjo ishte arsyeja qe Dejvi Bregu u rikthye edhe njehere ne skene duke treguar vlerat e tij. Ne nje interviste te dhene per mediat, ai ka folur per kete ndeshje, por edhe per sfiden e rradhes ndaj Laçit dhe vazhdimin e kampionatit.
“Normalisht, pas një barazimi javën e kaluar, pavarësisht se paraqitja ka qenë e mirë në përballjen e fundit, ishte një ndeshje shumë e rëndësishme. Vllaznia është në vend të parë dhe një nga rivalët tanë direkt për titull. Ishte një trepikësh shumë i rëndësishëm për vazhdimësinë.
Normalisht, pas një barazimi javën e kaluar, pavarësisht se paraqitja ka qenë e mirë në përballjen e fundit, ishte një ndeshje shumë e rëndësishme. Vllaznia është në vend të parë dhe një nga rivalët tanë direkt për titull. Ishte një trepikësh shumë i rëndësishëm për vazhdimësinë.
Do të thosha se është një nga kundërshtarët më të vështirë të këtij kampionati. Dihet grinta që ka Laçi si ekip. Edhe pozitat e tyre e bëjnë që të kërkojnë pikët, por duhet të shikojmë punën tonë. Kërkojmë trepikëshin e radhës, por duhet ta kërkojmë duke djersitur në fushë dhe duke qenë të gjithë kompaktë si grup, sepse ndryshe nuk mund të arrish te fitorja.
Nuk mund ta them dot se kush mund të jetë favoritja, do të duket në fushë kush do të arrijë deri në fund sa i përket “Final 4” dhe ekipet pretendente. Ne duhet të shohim punën tonë, të shohim dita– ditës në stërvitje që të japim maksimumin dhe kur të vijë momenti i ndeshjes të jemi akoma më mirë”- eshte shprehur Bregu.