Nga Adriatik Dosti

Ne Maj te ketij viti 2021 luhet finalja e Kupes se Shqiperise ne futboll midis Vllaznise e Skenderbeut. Shkodranet erdhen ne finale pasi munden ne Shkoder me nje ndeshje te vetme gjysemfinale Laçin 1-0 ndersa korçaret befasuan teksa munden ne Durres trofembajtesit e Teutes 2-0.

Finalja e majit Vllaznia-Skenderbeu eshte e 69-ta ne historine e Kupes se Shqiperise, aktiviteti i dyte per nga rendesia ne futbollin shqiptar dhe e dyta në historinë mes këtyre dy klubeve në këtë aktivitet.

Finalja e pare e Kupës së Shqipërisë eshte zhvilluar mes Tiranes, Beses e Vllaznise (Grupi A finalist) me sistem grupi ne edicionin 1938-39 ku fituese u be SK Tirana qe e mundi 2 here Vllaznine brenda grupit 5-3 dhe 2-1. U mund 1 here nga Besa 2-1, por edhe e mundi Besen ne ndeshjen e dyte 4-2, e Vllaznia i fitoi te dyja ndeshjet me Besen 2-0 dhe 2-1.

Tirana u rendit e para me 6 pike dhe u shpall fituesja e pare e ketij aktiviteti, Vllaznia u rendit e dyta me 4 pike dhe Besa e treta me 2 pike. Nderkohe qe ky aktivitet nuk eshte zhvilluar ne vitet 1940, 1947, 56, 59, 62, 67, dhe 1969.

Skuadrat qe e kane fituar me shume here Kupen e Shqiperise jane Tirana 16 here, Partizani 15 dhe Dinamo 13 here.
Vllaznia e Skenderbeu do te jene perballe njera tjetres serisht ne finalen e kupes se Shqiperise pas plot 56 vjetesh, ku ne 1965 teksa e fitonte kete trofe per here te pare Vllaznia kishte perballe pikerisht Skenderbeun te cilin e mundi 1-0.

Vllaznia vjen ne finale pas 11 vjetesh dhe e ka fituar Kupen 6 here, ne 1965, 72, 79, 81, 87 dhe 2008, nderkohe qe ka qene ne finale edhe 8 here te tjera, pra per te finalja e sivjetme eshte e 15-ta ku trofeu i fundit i fituar i perket vitit 2008 ku mundi Tiranen 2-0, ndersa per here te fundit eshte mundur ne nje finale kupe ne 2010 nga Besa 2-1.

Kampionat dhe Kupe bashke ne te njejtin sezon Vllaznia ka mundur t’i fitoje vetem 1 here e kjo ka ndodhur ne 1972.

Skenderbeu rikthehet ne finale pas 3 vjetesh, ku per here te fundit ka qene perballe Laçit ne 2018 ku ka fituar 1-0 duke fituar kesisoj Trofeun e vetem te Kupes se Shqiperise. Nderkohe qe ka qene ne finale edhe 5 here te tjera pra kjo eshte finalja e 7 per korcaret, nderkohe qe per here te pare ne finale kane qene si per koinçidence pikerisht perballe Vllaznise ne 1965 ku kanë humbur 1-0.

Kampionatin e Kupen brenda nje sezoni Skenderbeu ka mundur t’i fitoje vetem 1 here dhe kjo ka ndodhur ne 2018.

Fituese ne fuqi e Trofeut eshte Teuta e cila mundi vjet ne finale ne kryeqytet Tiranen 2-0. Vetem 3 ekipe deri tani kane mundur te marrin pjese ne te 68 edicionet e zhvilluara te Kupes se Shqiperise dhe keto jane Tirana, Vllaznia e Teuta, e pas tyre me nga 66 pjesmarrje renditen Partizani e Flamurtari dhe Skenderbeu eshte i 6-ti ne liste me 65 pjesmarrje.