Njëri nga emrat më të mëdhenj të çiklizmit shkodran por edhe atij shqiptar, pikërisht Sytki Tafili sot ka ditëlindjen. Ai do të festojë 58 vjetorin e lindjes.
Ai ka lindur në Berdicë të Shkodrës më 15 prill 1963 dhe ndjehet i lumtur për atë që ka dhënë për Vllazninë dhe Shkodrën. Ka qenë fundi i vitit 1978 kur e ka nisur këtë sport. Kryesisht shtysa vinte nga vëllai i tij i madh- Agimi por nuk mbeste mbrapa edhe trajneri i ekipit të të rinjve të Vllaznisë Ruzhdi Muriqi.
Ai donte të kishte edhe një tjetër çiklist si Agimi dhe mendonte se kishet të njëjtën ego, të njëjtën ambicje si ai prandaj dhe ngulmoi shumë derisa ia mbushi mendjen. Njëherazi me mua e filloi sportin edhe Brahim Syka ndërsa aty në ekipin e të rinjve gjen edhe Sali Salihin, Anton Shestanin, Menduh Sheqerin, Gilman Selvinë e Sabah Seserin. Ishte një grup shumë simpatik.
Garën e parë e ka bërë në vitin 1979. Ka zënë vend të dytë teksa të parin e zuri shoku im i ekipit Brahim Syka. Edhe një vit më vonë, në Rrethin e të rinjve sërish e njëjta situatë, Brahimi i pari, Sytkia i dyti.
Një vit më vonë, më 1981 kalon tek të rriturit. Agimi (Tafili) u kthye nga Partizani ndërsa Sytkia dhe Brahimi (Syka) erdhëm nga të rinjtë. Aty gjetën edhe Agim Ferracakun, Hilmi Lalën, Sabri Sinorin, Xhelal Hebovijën, Hyrrjan Pukën, Eduard Abazin dhe Menduh Sheqerin. Që atë vit filluan të tregojmë se do ishin shpejt ata që “do bënim ligjin” në çiklizmin shqiptar. Një vit më vonë fituam Rrethin e parë si ekip, për të vazhduar pastaj edhe me të tjerë.
Sytkia është konsideruar nga ana tjetër “mjeshtër për dishezat” ku shpejtësia e biçikletës mendohet se i kalonte 100 km në orë. Nga ana tjetër ka qenë çiklisti i parë shqiptar që ka bërë të ngrihet flamuri pasi është renditur i treti në një garë në Izmir të Turqisë.
Karriera sportive e Sytki Tafilit padyshim ka lene gjurme te medha dhe sukseset e arritura prej tij kane hyre tashme ne histori. Nderkohe pas lenies se sportit, kampioni yne per disa kohe ka qene edhe trajner i ekipit te Vllaznise nderkohe qe me pas eshte larguar per ne Itali, vend ku jeton edhe sot e kesaj dite.
Gazeta “Shkodra Sport” me rastin e ditelindjes, i uron kampionit Sytki Tafili edhe 100 vite te tjera te lumtura dhe njekohesisht e falenderon per kontributin e shkelqyer te dhene ne vite per sportin shkodran!
Gjergj KOLA