Kanë mbetur tre muaj nga mbyllja e sezonit dhe në Madrid, te Reali, ka shumë pikëpyetje mbi të ardhmen e disa lojtarëve kyç. Mes shtatë lojtarëve, të cilëve u përfundon kontrata, janë Modriç, Kros dhe kapiteni Karim Benzema.

Klubi dëshiron të rinovojë me ta, por për momentin askush nga peshat e rënda nuk ka firmosur. Pas pikëpyetjeve për rinovimin e Modriçit, pikëpyetjet janë shtuar edhe për rinovimin e kapitenit Benzema.

Edhe për 35-vjeçarin gjithçka dukej e kryer për të firmosur deri në vitin 2024, por në javët e fundit diçka ka ndryshuar.

Siç bën me dije “Onda Cero”, kapiteni i Realit i ka kërkuar një rritje page klubit si parakusht për të rinovuar. Kjo lëvizje surprizë e Benzemasë duket se ka kapur të papërgatitur klubin që nuk priste diçka të tillë nisur nga mosha e sulmuesit.

Ndaj Reali, për momentin ka kërkuar kohë dhe ka nisur të bëjë sondazhe më të thelluara për Erling Halandin.