Sunday, July 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREPogradeci e nis me vrull merkaton, firmos me ish- futbollistin e Vllaznisë

Pogradeci e nis me vrull merkaton, firmos me ish- futbollistin e Vllaznisë

Pogradeci e ka marrë shumë seriozisht startin e sezonit të ri në të cilin do të synojë të arrijë me çdo kusht objektivin e paarritur sezonin që lamë pas, ngjitjen në Superiore. Pikërisht për këtë arsye drejtuesit e tij janë duke tentuar të afrojnë në skuadër lojtarë cilësorë dhe përforcimet në fakt kanë nisur.

I pari që kanë zyrtarizuar ka qenë ish- futbollisti i Vllaznisë Silvio Zogaj. Ai vjen së fundi pas një përvoje në Kosovë dhe konsiderohet një goditje në merkato, duke i njohur edhe aftësitë e tij.

Po ashtu, skuadrës së drejtuar nga trajneri Emiljano Çela i janë bashkuar edhe Esegerto Geci, Aris Hoxha dhe Uetuuru Kambato. Duket se tek Pogradeci, “themelet” e një skuadre që ia vlen për t’u patur frikë nga rivalët, po hidhen që tani.

Për momentin liqenorët dhe lezhjanët janë duke zhvilluar merkaton më të mirë, por kurrsesi nuk duhet anashkaluar Flamurtari, Bylis, Besa apo dhe ndonjë ekip tjetër.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments