...
HomeKRYESOREDëmtimi i rëndë, ish-sulmuesi i Skënderbeut dhe Besës mbyll vitin

Dëmtimi i rëndë, ish-sulmuesi i Skënderbeut dhe Besës mbyll vitin

Ish-sulmuesi i Besës së Kavajës dhe Skënderbeut, Bernard Berisha, ka pësuar një dëmtim të rëndë në Rusi, aty ku është pjesë e skuadrës së Akhmat Grozni.

Futbollisti i Kosovës, nëpërmjet një postimi në profilin e tij, shkruan se do të mungojë për rreth gjashtë muaj dhe do i nënshtrohet një operacioni.

Bëhet fjalë për një dëmtim në “Tendinën e Akilit”, ndërsa vetë 32-vjeçari e cilëson këtë si momentin më të vështirë në karrierë.

“Të dashur fansa, miq dhe familjarë. Sot është një nga momentet më të vështira të karrierës sime.

Fatkeqësisht, në ndeshjen e fundit pësova një dëmtim të rëndë. Do të më duhet të bëj një operacion sa më shpejt dhe të qëndroj larg futbollit për 6 muaj.

Gjithçka është në dorën e Zotit. Do të rikthehem edhe më i fortë në fushë.”, shkruan Berisha.

Berisha parashikohet të rikthehet në fushat e lojës në muajin mars të vitit të ardhshëm, nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.