Në moshën 17 vjeç, 10 muajsh e 24 ditësh, Lamine Yamal po bën bujë në futbollin botëror, duke thyer rekorde dhe krahasuar me legjendat si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve kundër Francës, Yamal shënoi dy gola, duke u bërë lojtari më i ri që realizon një dopietë për Spanjën në një ndeshje zyrtare, në moshën 17 vjeç e 327 ditë. Kjo ndeshje përfundoi me rezultatin 5-4, duke shënuar herën e parë që Franca pëson pesë gola në një ndeshje që nga viti 1969.
Yamal ka arritur të bëhet lojtari më i ri që arrin 100 paraqitje për Barcelonën, duke shënuar 25 gola dhe dhënë 17 asistime. Në nivel ndërkombëtar, ai ka shënuar 6 gola në 20 paraqitje për Spanjën.
Krahasuar me Cristiano Ronaldon, i cili në moshën 17 vjeç kishte 19 paraqitje, 5 gola dhe 4 asistime për Sportingun, dhe Lionel Messin, i cili në të njëjtën moshë kishte vetëm një gol në 9 ndeshje për Barcelonën, Yamal po tregon një rritje të jashtëzakonshme.
Nëse Spanja fiton finalen e Ligës së Kombeve kundër Portugalisë, Yamal do të bëhet lojtari më i ri që fiton këtë trofe, vetëm një vit pasi ndihmoi Spanjën të fitojë Kampionatin Evropian.
Cristiano Ronaldo, duke folur përpara finales, tha: “Lamine Yamal? Ju kërkoj ta lini djalin të rritet për të mirën e futbollit”.
“Lëre të rritet me qetësi dhe hiqni presionin nga ai. Mund ta ndihmosh duke e lënë të qetë sepse atij nuk i mungon talenti”.
Me performancat e tij mbresëlënëse, Yamal po tregon se është një nga talentet më premtuese të futbollit botëror. /Telegrafi/
