Pas triumfit në kampionatin armen në fundjavë, Erald Çinari ka realizuar një dopietë trofesh me skuadrën e Noahs. Shkodrani ka arritur të fitojë edhe kupën e Armenisë me fanellën e bardhezinjëve. Të cilët triumfuan në shifrat 3-1 ndaj Ararat Armenia. Ku protagonist kryesor i ndeshjes ishte Ferreira.
Me portugezin që shënoi 2 gola në finale, ku në fund kishte festë edhe për Aias në fund që vulosi shifrat përfundimtare 3-1. Çinari në finale u aktivizua në minutën e 70-të të ndeshjes, duke dhënë edhe ai kontributin e tij për suksesin e dyfishtë të Noahs. Shkodrani ka përjetuar sezonin më të mirë në karrierë në rradhët e skuadrës armene.
Ku ndërmjet ndeshjeve të Conference League, kampionatit dhe kupës ka shënuar 16 gola në total e po ashtu ka asistuar 11 herë për shokët e skuadrës. Statistika personale që shkojnë në sinkron edhe me ekipin e Noahs, që për herë të parë në histori realizoi një dopietë trofesh duke triumfuar në kampionat dhe kupë.
Ky ishte trofeu i katërt në karrierën e 28-vjeçarit, i cili më parë në vendin tonë kishte fituar kampionatin në edicionin 2018-19 me Partizanin e po ashtu Superkupën e Shqipërisë me të kuqtë.(www.shkodrasport.com)