Borusia e Dortmundit e bën zyrtare! Huazimi i Daniel Svenson (23) do të shndërrohet në një marrëveshje të përhershme. Lojtari i kombëtares suedeze ka nënshkruar një kontratë afatgjatë deri në vitin 2029, siç njoftoi Dortmund të mërkurën.

Svenson u bashkua nga klubi danez Nordsjaelland në fillim të shkurtit për një tarifë huazimi prej 1.5 milion eurosh dhe bëri përshtypje menjëherë.

Mbrojtësi i majtë luajti në 15 ndeshje zyrtare, duke qenë titullar njëmbëdhjetë herë – me një gol dhe dy asiste. Dortmundi tani ka ushtruar një opsion blerjeje prej 5.5 milionë eurosh, të rënë dakord në marrëveshjen e huas. Drejtori sportiv, Sebastian Kehl, u shpreh me entuziazëm pas firmës me lojtarin.

“Daniel i ka përmbushur plotësisht pritjet tona që nga dita e parë. Ai u ambientua shpejt dhe menjëherë e pasuroi ekipin tonë me performancat e tij”, tha ai. Por Svenson mund të mos jetë i vetmi. Sepse verdhezinjtë i kanë vënë syrin edhe mesfushorit me tipare të avancuara, Rodrigo Hueska, nga Meksika.