Futbolli kosovar po shkon drejt fundit te sezonit dhe nderkohe Federata ka nisur edhe shperndarjen e trofeve per kampionate te ndryshme. Diten e djeshme eshte dorezuar edhe kupa per ekipin kampion te Liges se Pare ne grupin A, pikerisht ekipit te Drenices.
Ne fakt kampionati i kesaj kategorie perfundon javen e ardhshme por Drenica e kishte siguruar edhe matematikisht titullin kampion dhe duke qene se kjo ishte ndeshja e fundit ne fushen e saj, u vendos te dorezohej pikerisht dje kupa. Dhe ate e ka bere vete presidenti i FFK-se Agim Ademi.
Duhet thene se nje kontribut ne kete sukses te drenicakeve ka edhe mbrojtesi shkodran Antonio Marku. Ai iu bashkua atyre ne merkaton e janarit duke lene Teuten pas kerkeses se vazhdueshme te drejtuesve te klubit kosovar. Dhe ai nuk i ka zhgenjyer.
Paraqitjet e tij kane qene te shkelqyera dhe si rrjedhoje ka marre gjithmone vleresime pozitive nga stafi teknik dhe njekohesisht edhe duke u bere i preferuari i tifozerise se kesaj skuadre. Tashme Drenica ka siguruar ngjitjen ne Superlige dhe mbetet per t’u pare nese Antonio Marku do te jete serish pjese e saj apo jo, megjithate duhet thene se ne adrese te tij ka disa oferta nga ekipet kosovare dhe jo vetem.(www.shkodrasport.com)