Nga Maringlen ZHIVANI
Dritan Smajli po bën një punë fantastike me Ilirinë. Ai nuk flet shumë dhe nuk i ka me shumë dëshirë daljet në media, por në fushë ka treguar gjithçka, duke filluar nga disiplina, përkushtimi dhe një skuadër që lufton deri në fund. Me punën e tij të palodhur, Iliria po ringrihet dhe po rikthen krenarinë e tifozëve.
Dritan Smajli është një trajner që po lë gjurmë pa shumë zhurmë me punën e tij të jashtëzakonshme me Ilirinë. Ai, nuk është nga ata që del shpesh në media apo që kërkon vëmendje, por puna që po bën në drejtimin e ekipit të Ilirisë flet vetë.
Me seriozitet, qetësi dhe profesionalizëm, Smajli po udhëheq një projekt që ka filluar të japë frytet e veta.
Nën drejtimin e tij, Iliria po rikthehet në identitet, po rritet nga ndeshja në ndeshje dhe më e rëndësishmja: po rikthen krenarinë e tifozëve. Dritan Smajli është shembulli i një trajneri modern, i përkushtuar, i qetë dhe i fokusuar vetëm te puna.