Te Flamurtari vijon puna per ndertimin e skuadres se sezonit te ri dhe ndonese prioritet ka qene emerimi i trajnerit te ri, duhet thene se drejtuesit e klubit nuk e kane lene pas edhe merkaton duke menduar vazhdimisht per perforcimin e skuadres me lojtare cilesore, duke filluar nga porta.
Deshira e pare e tyre ka qene portieri i kombetares Elhan Kastrati i cili prej pesë vitesh luan te Çitadela në Itali, skuadër e cila së fundmi ka zbritur në Seria C. Mesa duket bisedimet me portierin e Kombëtares kanë ngecur diku, kështu që emra të tjerë po monitorohen nga kuqezinjtë.
Dhe konkretisht syte jane perqendruar tek dy emra te cilet kane qene protagoniste ne sezonin e fundit me skuadrat e tyre, por jane futbolliste te lire tashme.
Pikërisht bëhet fjalë për ganezin e Elbasanit, Razak Abalora, si dhe ish-portieri i Kukësit dhe Teutës, Angelo Tafas. Tani mbetet për të parë se cili nga emrat e mësipërm do të marrë bekimin e bordit të merkatos së Flamurtarit, që të jetë pjesë e vlonjatëve në Superiore.
Të dy portierët e mësipërm janë të lirë, ndaj i bie që drejtuesit e Flamurtarit të përzgjedhin të duhurin. Nuk përjashtohet mundësia edhe për ndonjë emër tjetër, që mund të parakalojë të gjithë të lartpërmendurit në sprintin final. Nisur nga zhvillimet e fundit, i bie që portieri Stivi Frashëri të largohet nga Vlora, ndërsa Ariol Kaloshi të qëndrojë si portier i dytë.