Vllaznia është rikthyer sot në stërvitje për përgatitjet e ndeshjes me Partizanin, që luhet ditën e shtunë orë 19:30. Vetë kuqeblutë kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale rikthimin e Ardit Deliut dhe Esang Matuti.
Foto/F.Hazisllari

Matuti pritej në nëntor, por periudha e rikuperimit shkoi mirë dhe tashmë është bashkuar në stërvitje. Deliu ndërkohë është dhe rikthimi më i rëndësishëm para Partizanit.

Mbetet për t’u parë çfarë do vendosë trajneri Brdariç, pasi mesfushori mungon prej gjashtë ndeshjesh. Në fillim kujtojmë se ishte titullar.
Vllaznia është dhe skuadra e vetme që ka mposhtur Partizanin këtë sezon në Superiore. Në Shkodër “demat” shkojnë me avantazhin aktual të dy pikëve.

Njoftimi i Vllaznisë:

“Pas një dite pushimi, futbollistët sot i janë rikthyer sërish fushës së stërvitjes, për të nisur në këtë mënyrë përgatitjet për ndeshjen e rradhës, atë që do të luajnë ditën e shtunë në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Partizanit.
Me ekipin pas një periudhe shkëputje për arsye dëmtimesh, sot janë bashkuar në stërvitje edhe futbollistët Ardit Deliu dhe Essang Matouti”.