Nga Maringlen ZHIVANI


Edhe pse ende nuk ka një vendim përfundimtar dhe është akoma shumë herët, duke e sigurtë se Edmond Doçi do të jetë trajneri i Vllaznisë B në sezonin e ardhshëm. Ky ekip do të ri-ekzistojë edhe njëherë tjetër dhe në javët në vazhdim, pritet që të nisë edhe puna për sezonin e ri.

Për të drejtuar këtë ekip, nga sa mësohet nga burime të “Shkodra Sport” emri kryesor që flitet është Edmond Doçi, pasi ai ka bërë një punë të mirë me skuadrat e moshave të Vllaznisë në sezonet e fundit.

Megjithatë, ende nuk ka një vendim përfundimtar, por të gjitha mundësitë janë që Edmond Doçi të emërohet në krye të Vllaznisë B. Tashmë, klubi kuqeblu do të përfaqësohet me një ekip edhe në Kategorinë e Tretë, ku synimet do të jenë të ngjiten një Kategori më lart.

Vështirësitë për ta arritur këtë objektiv nuk do të jenë të pakta dhe për këtë arsye, trajneri Edmond Doçi pritet të jetë në krye të këtij ekipi për ta ndihmuar me eksperiencën e tij.(www.shkodrasport.com)