Sfida e shumepritur ne mes Vllaznise dhe Tiranes po afron. Ne oren 17:00 “klasikja” e futbollit shqiptar do te vere perballe njera- tjetres dy ekipe me synime te kunderta ne kampionat, por ne fushen e lojes sigurisht qe synim do te kene vetem fitoren.
Ne kampin shkodran diten e djeshme i jane dhene fund pergatitjeve dhe gjithçka duket gati. Skuadra ne fakt serish nuk eshte e plote sepse te gatshem per kete ndeshje nuk do te jene serish disa futbolliste, duke filluar nga portieri Qarri, e per te vazhduar me mbrojtesit Juriç e Spahija, mesfushorin Krymi dhe sulmuesin Gruda.
Megjithate trajneri Brdariç kete here eshte disi me i qete sepse disa prej lojtareve jane rikthyer nga demtimet dhe do te jene te gatshem per loje. Si rrjedhoje ai e ka bere gati edhe formacionin qe do te hedhe ne fushe ne sfiden e sotme. Keshtu, ne porte do te jete i riu Jukaj, ndersa ne mbrojtje pritet te luajne Gurishta e Yago nga krahet dhe dyshja Stojanoviç- Bajrami ne qender.
Nje dileme ka ne mesfushe se kush do te jene tre futbollistet qe do ta nisin nga minuta e pare sepse te gatshem do te jene kater futbolliste e pikerisht Sala, Deliu, Qato dhe Kahrimanoviç. Do te jete stafi teknik qe do te vendose ne fund se cili prej tyre do ta nise nga pankina kete perballje.
Nderkohe per treshen e sulmit nuk ka asnje dileme, me Malen e Dodajn ne krahe dhe Balajn ne maje. Me kete formacion Vllaznia do te kerkoje ta nise mbare vitin 2025, vit ne te cilin do te tentoje deri ne fund per fitimin e titullit kampion./www.shkodrasport.com/