Nje tjeter levizje per futbollistet shkodrane qe luajne per ekipet e tjera. Keshtu, mbrojtesi shtatelarte Xhuljan Kapllanaj e ka mbyllur ciklin e tij me Kukesin, skuader me te cilen ai luajti sezonin e fundit. Nje gje te tille ai e ka bere te ditur permes nje postimi te shperndare ne rrjeter sociale ku shkruan:

“Nje kapitull mbyllet me KF Kukesin. Faleminderit klubit, stafit, shokeve te skuadrave dhe tifozeve per mbeshtetjen gjithe kete kohe. Ju uroj shume suksese ne te ardhmen”.

Tashme mbetet per t’u pare se cili do te jete destinacioni i ardhshem i mbrojtesit shtatelarte i cili u formua si futbollist tek Akademia Vllaznia dhe me pas ka provuar te luaje si i huazuar tek Burreli fillimisht, ndersa sezonin e fundit ishte pjese e Kukesit.

21 vjeçari do te kerkoje nje skuader tjeter ku te kete besimin e stafit teknik per te luajtur si titullar dhe ne ditet ne vijim do te mesohet me shume ne lidhje me kete gje.(www.shkodrasport.com)