Pas dy eksperienca me ekipin e Vllaznise, Thomas Brdariç mund te rikthehet serish te punoje ne Shqiperi. Kete here per nje tjeter klub te Superiores. Behet fjale per Flamurtarin, i cili duket se ka shfaqur interes per te ulur gjermano- kroatin ne pankinen e tij.
50-vjeçari është trajner i lirë, por bisedat me vlonjatët për momentin kanë ngecur në aspektin financiar. Tek Vllaznia ai ka patur nje pagese te mire dhe sigurisht qe e kerkon te njejten gje edhe tek Flamurtari, por drejtuesit e ketij te fundit duket se nuk kane deshire te shkojne deri tek ajo shifer.
Ne kete menyre situata tek Flamurtari vazhdon te jete nje rremuje e vertete, me emra trajneresh qe lakohen çdo dite, por dy muaj para startit te kampionatit ne fakt ende nuk ka asgje konkrete. Sigurisht qe hapi i pare i cili do hidhet eshte ai i emerimit te trajnerit te ri dhe me pas do te nise edhe merkatoja e lojtareve.
A do te jete Brdariç ne pankinen e kesaj skuadre? Nese ia plotesojne kerkesat financiare por edhe planet e tij per te ndertuar nje skuader ambicioze, sigurisht qe Thomas do te vinte ne Vlore. Ndryshe jo…