Zemerimi i drejtuesve te Vllaznise pas zhgenjimit te mbremshem duke se ka qene vertete shume i madh. Si rrjedhoje, ata kane vendosur te ndermarrin nje reforme te thelle ne skuader, duke filluar nga “kupola” drejtuese e saj dhe kjo mund te vazhdoje edhe me tej.

Ne kete menyre pas drejtorit sportiv Tefik Osmani me te cilin eshte vendosur mosrinovimi i kontrates, e njejta gje ka ndodhur edhe me trajnerin Thomas Brdariç. Gjermano- kroati deklaroi mbreme pas finales ndaj Teutes se do ta provonin serish fitimin e titullit kampion sezonin e ardhshem, por ne fakt Vllaznia do ta kerkoje nje gje te tille pa ate ne pankine.

Kjo sepse edhe me Brdariç eshte vendosur qe te mos vazhdoje bashkepunimi me tej. Nje gje e tille u be e ditur pak minuta me pare nga vete klubi Vllaznia permes nje komunikate zyrtare ku shkruhet:

“KF Vllaznia njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Thomas Brdariç. Klubi e falenderon për kontributin e dhënë në krye të skuadrës tonë gjatë kësaj periudhe dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës së tij”.(www.shkodrasport.com)