U perfol se mund te ishte trajner i kombetares se Ruandes, me pas ne skene doli edhe pankina e Tiranes, por ne fakt Ditmar Bicajn e duan serish ne Burrel. Aty ku sezonin e kaluar ka bere nje pune shume te mire duke ndertuar nje skuader simpatike e cila ishte nder me te mirat e kampionatit.

Burreli do ta mbyllë qershorin me pushime, por shumë shpejt pritet të mësohet se kur do të nisë puna për sezonin  e ri. Ende nuk ka një qëndrim të qartë në lidhje me drejtimin e skuadrës matjane për edicionin e ri futbollistik. Sipas sekretarit të klubit, njëkohësisht dhe administrator i Burrelit, Marjan Lleshaj, mësojmë se çështja e trajnerit do të zgjidhet deri ditën e dielë.

“Dje pata një takim me trajnerin Bici dhe uroj që rrugët tona të bashkohen edhe për këtë sezon. Deri në fundjavë, çështja e trajnerit do të marrë zgjidhje”- eshte shprehur per mediat Lleshaj.

Paraqitja e mirë e matjanëve sezonin e kaluar, kur u renditën të 4-tët në klasifikim, sipas sekretarit të klubit, ka shtuar dukshëm interesimin për të qenë pjesë e kësaj skuadre, jo vetëm futbollistë cilësorë, por dhe trajnerë me eksperiencë. Megjithate per matjanet prioritet do te kete Ditmar Bicaj, edhe ne shenje respekti per punen e bere sezonin e kaluar.