HomeFUTBOLLE PAFALSHME/ UEFA sposton Shkodrën për Kampionatin Europian U17. Zëvendësohet nga Durrësi

E PAFALSHME/ UEFA sposton Shkodrën për Kampionatin Europian U17. Zëvendësohet nga Durrësi

Tirana, Shkodra, Elbasani dhe Rrogozhina kane qene tre qytetet qe ishin perzgjedhur per te mirepritur Kampionatin Europian U17 qe zhvillohet veren e ardhshme ne vendin tone, por ashtu siç kemi deklaruar, Shkodra tashme eshte spostuar dhe zevendesuar me nje qytet tjeter. Behet fjale per Durresin.

Aryesja eshte shume e thjeshte: Shkodra nuk ka bere asgje per te siguruar terrenet stervitore qe duhen per kete eveniment dhe si rrjedhoje UEFA e ka zevendesuar kete qytet tashme. Nje gje e tille eshte konfirmuar se fundi edhe nga nje vizite e nje delegacioni te saj ne vendin tone.

Kjo eshte bere e ditur edhe nga vete Federata Shqiptare e Futbollit qe permes faqes se saj zyrtare shpjegon gjithçka ne lidhje me kete eveniment te rendesishem qe do te zhvillohet vitin e ardhshem.

“Një delegacion i UEFA-s mbërriti në Tiranë këtë javë për të zhvilluar një tjetër vizitë inspektuese në vendin tonë në kuadër të finaleve të Kampionatit Europian 2025 për grupmoshën U-17. Tashmë është vendosur që ndeshjet e fazës finale do të luhen në katër stadiumet shqiptare, “Air Albania”, “Elbasan Arena”, “Arena Egnatia” dhe “Niko Dovana”.

Ashtu sikurse në vizitën e parë, ku janë inspektuar terrenet sportive, stadiumet dhe hotelet, edhe në këtë vizitë, delegacioni i UEFFA-s, i shoqëruar me përfaqësues të FSHF-së zhvilloi një tur në qytetet e Durrësit, Tiranës, Rrogozhinës, Elbasanit, Lushnjes, Fushë-Krujës dhe Peqinit.

Inspektorët e UEFA-s u ndalën më konkretisht të vizitonin fushat stërvitore ku do të stërviten ekipet finaliste: “Tofik Jashari”, “Sol”, “Redi Maloku”, “Shtëpia e Futbollit” “Selman Stermasi”, “Kompleksi Halili”. “Roza Haxhiu”, aneksi i stadiumit “Roza Haxhiu”, stadiumi i Luzit dhe stadiumi i Shkumbinit. Më tej, delegacioni vizitoi edhe katër stadiumet që do të presin finalet e Europianit U-17: “Air Albania”, “Niko Dovana”, “Elbasan Arena” dhe Arena “Egnatia”.

Grupi i punës së UEFA-s ka sjellë edhe një raport mbi investimet shtesë në infrastrukturën e stadiumeve dhe veçanërisht fushave stërvitore, ku pritet një bashkëpunim i ngushtë mes FSHF-së, pushtetit qendror e atij vendor.

Në fund të muajit tetor UEFA do të sjellë edhe një ekspert të terreneve stërvitore, i cili së bashku me specialistin e fushave të FSHF-së do të vizitojnë sërish këto terrene dhe do të shohin gjendjen e fushave. Më pas, eksperti i UEFA-s do të përgatisë një raport dhe një plan se si të mirëmbahen terrenet stërvitore në mënyrë që të jenë në gjendje sa më perfekte përgjatë turneut.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments