HomeKRYESOREE PAPRITUR/ Klodian Duro largohet nga drejtimi i skuadrës së njohur

E PAPRITUR/ Klodian Duro largohet nga drejtimi i skuadrës së njohur

Klodian Duro e ka mbyllur bashkëpunimin me Lirinë në Prizren. Klubi në Kosovë njofton se trajneri është larguar për arsye personale.

Duro u prezantua në verë me synim rikthimin në elitë. Rezultatet ishin larg pritshmërive, pasi në përfundim të tetë javëve janë 12 pikë të grumbulluara.

Njoftimi i Lirisë:

“Klubi i Futbollit FC Liria njofton se trajneri i ekipit të parë, Klodian Duro, është larguar nga drejtimi i skuadrës për arsye personale.

FC Liria shpreh mirënjohjen më të thellë për përkushtimin, punën e palodhur, kontributin dhe profesionalizmin që trajneri Duro ka treguar gjatë gjithë periudhës së tij në klub. I urojmë suksese të shumta në të ardhmen, si në aspektin personal, ashtu edhe në karrierën profesionale.

Në ditët në vijim, klubi do të njoftojë mbi zgjedhjen e trajnerit të ri dhe hapat e mëtejshëm në drejtimin e skuadrës”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments