Islandezet bene çmos t’i prishin imazhin Shqiperise dhe Vllaznise duke e konsideruar ndeshjen e neserme qe do te luhet ne Shkoder “me rrezikshmeri te larte”. Zhurma e krijuar prej tyre ka bere qe UEFA te nderhyje dhe te marre masat e duhura per mbarevajtjen e kesaj ndeshje, por ne fakt nuk ka asgje per t’u shqetesuar.

Drejtuesit e Vllaznise i kane siguruar te gjithe se ashtu si i kane pritur miqte e tjere, do t’i presin edhe islandezet e Valur, pavaresisht se ata ne vendin e tyre nuk u sollen ne te njejten menyre.

Gazeta “Shkodra Sport” meson se stafi kuqeblu po ben me te miren e mundshme per ta kthyer kete ndeshje ne nje feste te vertete. Behet e ditur se futbollistet e te dy ekipeve do te dalin ne fushe te shoqeruar nga femije te vegjel te Akademise Vllaznia te cilet do te kene ne duar edhe tufa lulesh.

Po ashtu nuk do te mungojne as pellumbat e Eduard Gjokes qe vazhdojne te perçojne misionin e paqes tek te gjitha palet. Nje gje tjeter qe eshte programuar ka te beje edhe me nderimin e ish- futbollistit te Vllaznise Lekë Koçobashi me rastin e 80 vjetorit te lindjes se tij. Kjo do te thote se ne “Loro Boriçi” gjithçka do te jete si nje feste e vertete, kuptohet duke shpresuar qe ajo te shoqerohet me nje fitore te Vllaznise dhe kualifikim te saj ne turin tjeter./www.shkodrasport.com/