Nëse fusha i ka dhuruar mjaft suksese këtë sezon me fanellën e PSG, përfshi edhe triumfin në Champions League, jeta jashtë saj ka qenë një makth pr mesfushorin portugez Vitinha. Ai është një tjetër futbollist që jep alarmin për numrin e madh të ndeshjeve që po luan.
Edhe pse ai dhe skuadra e PSG janë vënë në gjueti të Botërorit për klube, duket se Vitinha preferon disa ditë më shumë pushime. “Është e vështirë të luash në këtë turne pas një sezoni kaq të gjatë, pas kaq shumë ndeshjes dhe udhëtimesh”, tha Vitinha.
“Po përpiqemi që ta mundim lodhjen me faktin se po luajmë në një turne të ri, në një vend tjetër, këtu në Amerikë. Jemi të lumtur me atë që kemi arritur këtë sezon dhe nuk do të ndalemi këtu si klub. Por kaq shumë ndeshje pa ndalim, ky është një problem”, shtoi Vitinha.