Edin Xheko kthehet përsëri në Itali, për të mbyllur me shumë mundësi atje karrierën e tij në futbollin profesionist.
Sulmuesi boshnjak, i cili në dy edicionet e fundit luajti me fanellën e Fenerbahçes në Turqi, po bëhet gati të firmosë përsëri në Serinë A në moshën 39-vjeçare.
Lojtari ka mbërritur sot në Romë, ku do të kryejë vizitat mjekësore para se të firmosë me Fiorentinën e cila ka zgjedhur lojtarin me eksperiencë si një emër i cili do të përforcojë repartin e saj të avancuar.
Në parim ai do të jetë zëvendësuesi i Ken në formacionin e Fiorentinës, e cila do të ketë si trajner Stefano Piolin, i cili ka dhënë miratimin e tij. Por sulmuesi boshnjak kthehet për të luajtur shanset e tij për të marrë fanellën e titullarit në një kampionat që njeh mirë pasi ka luajtur aty me Romën dhe Interin.