Egnatia ka mposhtur me rezultatin 3-1 Elbasanin në sfidën e vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Fitorja në Rrogozhinë për vendasit u vendos nga dopieta e Regi Lushkjes. Goli i tretë dhe i fundit për djemtë e Tetovës nga Jahaja pati vlerë për statistikë në fund.

Lushkja shënoi në pjesën e parë, pikërisht kur luhej minuta e 12-të pas një gabimi të Abalorës. Në anën tjetër Lajthia barazoi 9 minuta më vonë te verdheblutë.

Pjesa e dytë foli më pas për rrogozhinasit, të cilët fillimisht u rikthyen në avantazh me Lushkjen në minutën e 77-të. Jahaja i futur nga stoli në fund vulosi takimin.

Pas kësaj ndeshje, Egnatia parakalon Vllazninë dhe vendoset në vendin e dytë. 1 pikë më pak numërojnë rrogozhinasit se Partizani kryesues që luan nesër me Tiranën.

Elbasani ndërkohë nuk njeh asnjë fitore në fazën e dytë të kampionatit. Kjo ishte ndeshja e tetë pa fitore në Superiore për verdheblutë që rrezikojnë dhe vendin e pestë.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

EGNATIA 3-1 ELBASANI

12′, 77′ Lushkja, 90+5′ Jahaja – 21′ Lajthia