Egnatia është me fokusin tek Liga e Kampioneve ku do të përballet me Breidablik. Klubi ka pasur disa lojtarë në fazën përgatitore të Bullgarisë, për të cilët mungonte prezantimi.

Për këtë, kampionët e Shqipërisë kanë përfituar nga sot. Klubi ka zyrtarizuar që në mëngjes dy lojtarë.

Bëhet fjalë për Anio Poçin dhe Flamurin Ruçin. Ky i fundit u ble nga Bylisi dhe ka firmosur për tre vitet e ardhshme, ndërsa Poçi për dy sezone.

Njoftimi për Flamur Ruçin:

Flamur Ruci pjesë e kampionëve.Kemi kënaqësinë tju njoftojmë se mesfushori ka nënshkruar kontratën për tre vitet e ardhshme.Mirë se erdhe dhe suksese!

515494039_710660895085207_3923810734558027457_n

Njoftimi për Anio Poçin:

Anio Poci pjesë e kampionëve.Kemi kënaqësinë tju njoftojmë se mbrojtësi ka nënshkruar kontratën për dy vitet e ardhshme.Mirë se erdhe dhe suksese!

515736953_710658221752141_7568993946690295512_n