Nga Maringlen ZHIVANI

Në rradhët e stafit teknik të Vllaznisë ka ndodhur një lëvizje e papritur në prag të fillimit të sezonit të ri. Kështu, gazeta “Shkodra Sport” mëson se trajneri i portierëve Ideal Lekiqi nuk do të jetë më pjesë e stafit teknik të kuqebluve, teksa ai do të vijojë për të punuar me Akademinë Vllaznia.

Ndërkohë, vendin e tij në ekipin e parë e ka marrë Elis Dervishaj, një trajner portierësh që punon prej disa vitesh në Akademinë Vllaznia.

Dervishaj do të jetë përgjegjës për stërvitjen dhe zhvillimin e portierëve të skuadrës së parë, ndërsa Lekiqi që deri më tani ishte pjesë e stafit teknik të ekipit të parë, tani e tutje do të fokusohet tek përgatitja e gardianëve të rinj në strukturat e Akademisë shkodrane.(www.shkodrasport.com)