Nga Maringlen ZHIVANI
Portieri shkodran Entoni Shkoza ka lene Kosoven dhe tashme po mendon per te ardhmen e tij. 23-vjecari ka luajtur ne gjysmen e pare te sezonit me Dinamon e Ferizajt dhe tashme, ka vendosur largimin nga ky ekip.
Aventura e tij atje perfundoi per shkak se klubi kosovar vendosi te pergjysmonte buxhetin financiar, duke bere qe ai te rikthehet tashme serish ne Shqiperi dhe me konkretisht ne Shkoder, aty ku prej pak kohesh eshte stervitur me Vllaznine U-19, per te qene ne formen e tij maksimale.
Ish-portieri i kuqebluve ka mbyllur tashme gjithcka me Dinamon e Ferizajt ne Kosove dhe po mendon per nje ekip te ri, ku mund te luaje dhe ku natyrisht edhe mund te jete nje titullar i rregullt ne cdo ndeshje.
Ne fakt, interesimi per Shkozen gjate ketyre diteve nuk ka munguar, teksa ai ka patur bisedime me disa klube ne Shqiperi. Megjithate, e ardhmja e tij do te vendoset ne ditet e ardhshme./www.shkodrasport.com/