Nga Maringlen ZHIVANI
Flamurtari pritet që të ruajë shumë pak elementë nga grupi që mbylli sezonin e fundit në Kategorinë e Parë në Vlorë. “Shkodra Sport” ka zbuluar se njëri nga futbollistët, i cili është në dëshirat e klubit është edhe futbollisti shkodran, Denis Pjeshka.
Flamurtari do ta mbajë mbrojtësin shkodran dhe tashmë pas aventurës në Kategorinë e Parë, ai këtë vit do t’i rikthehet Superiores.
Kapiteni shkodran është përshtatur mjaft mirë në Vlorë, teksa prej shumë vitesh po kontribuon, madje duke i qëndruar besnik Flamurtarit edhe kur preku fundin.
Denis Pjeshka shkoi në verën e vitit 2019 te Flamurtari dhe pas një viti, në sezonin 2020-2021, luajti për Teutën. Për t’u rikthyer në verën e vitit 2021 dhe për katër vite, i qëndroi besnik Flamurtarit.(www.shkodrasport.com)