HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEKSKLUZIVE/ Vllaznia nuk e ka mbyllur akoma merkaton, shumë pranë afrimit të...

EKSKLUZIVE/ Vllaznia nuk e ka mbyllur akoma merkaton, shumë pranë afrimit të qendërmbrojtësit boshnjak

Nga Maringlen ZHIVANI

Skuadra e Vllaznisë pritet të afrojë një tjetër emër të ri në repartin e mbrojtjes. Nga burime të “Shkodra Sport” mësohet se bëhet fjalë për qendërmbrojtësin boshnjak, 1.89 metra i gjatë, Jasmin Çelikoviç.

Futbollisti paraditën e sotme ka kryer vizitat mjekësore dhe mesa duket gjithçka ka shkuar mirë, teksa tashmë gjasat janë që ai të bashkohet me kuqeblutë.

Aktualisht, ai ndodhet në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi”, ku po diskuton me drejtuesit detajet e fundit të kontratës, e cila nga sa mësohet nga burime të “Shkodra Sport” do të jetë deri në fund të sezonit.

Çelikoviç është rritur te të rinjtë e Rijekës, ndërsa më pas ka luajtur me ekipe si Rijeka, Inter Zaprešić, Zrinjski Mostar, Željezničar, Akhmat Grozny në Rusi, Panteolikos në Greqi dhe së fundmi ka qenë pjesë e Koper në Slloveni.

Ky pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për skuadrën shkodrane, e cila me këtë afrim synon të rrisë cilësinë e prapavijës.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments