Nga Marinela MATIJA

Merkatoja e dimrit ka shkuar thuajse ne gjysem te rrugetimit te saj dhe skuadrat kane levizur jo pak dhe keshtu ka ndodhur edhe me Vllaznine e cila deri me tani ka forcuar mbrojtjen dhe sulmin me marrjen e Repajt dhe Mensah. Po flitet nderkohe edhe per nje tjeter perforcim ne repartin ofensiv siç eshte ai i Victor da Silva, por drejtuesit kuqeblu mesa duket nuk kane nder mend ta mbyllin ketu merkaton.

Nga sa ka arrit te mesoje gazeta “Shkodra Sport”, Vllaznia eshte ne bisedime edhe me nje qendermbrojtes. Nje report ky qe ne fakt ka shfaqur shume probleme gjate gjysmes se pare te kampionatit dhe prandaj e ka te nevojshme perforcimin edhe me ndonje futbollist tjeter.

Dhe drejtuesit e Vllaznise duket se e kane piketuar lojtarin qe do t’u bente pune atyre. Behet fjale per ish- kapitenin e Erzenit sezonin e kaluar, Nehar Sadiki. Gazeta meson se klubi ka kontaktuar me futbollistin duke i bere edhe nje oferte konkrete ne menyre qe ai t’i bashkohet Vllaznise.

Sadiku zhvilloj dy sezone mjaft te mira tek skuadra e Erzenit dhe me pas u trasferua ne ligen e pare ruse, pikerisht tek ekipi SKA Khabarovsk. 26 vjeçari e ka nderprere kontraten me kete skuader dhe tashme mbetet per t’u pare se ku do te luaje.Oferten e Vllaznise e ka ne tavoline dhe tashme duhet pritur nese do ta pranoje apo jo./www.shkodrasport.com/