Elbasani ka një portier të ri. Klubi verdheblu ka bërë zyrtare firmën me ganezin Razak Abalora.
Portieri ganez ka qenë një kërkesë e trajnerit Bordin, i cili e njeh nga vitet në Moldavi, pasi ganezi ka qenë pjesë e Sherif Tiraspol gjatë karrierës së tij.
NJOFTIMI I ELBASANIT
Portieri Razak Abalora është verdheblu!
Abalora vjen në Shqipëri pas eksperiencës të suksesshme në elitën moldave. Ganezi numëron paraqitje me FC Sheriff Tiraspol dhe FC Petrocub Hincesti duke fituar 3 kampionate dhe 3 kupa në Moldavi. Shtatlarti gjithashtu në kabinet ka dhe një kampionat të elitës ganeze. Razak është rritur profesionalisht në akademinë e Feyenoord në Ganë.
Abalora ka përfaqësuar Kombëtaren e Ganës në arenat ndërkombëtare.