Më herët gjatë javës, menaxheri i Holandës, Ronald Koeman përjashtoi Steven Bergwijn nga ekipi kombëtar për shkak të transferimit në Arabinë Saudite ndërsa ishte ende në mesin e të 20-ave.
Duke folur për mediumin holandez The Telegraaf, Bergwijn tani i është përgjigjur veprimeve dhe komenteve të Koeman me terma të fortë.
“Unë as nuk dua të luaj më për këtë trajner. Nuk do të luaj për dikë që më portretizon si ai në media. Ai mund të më telefononte, të dëgjonte anën time të historisë”, ka thënë fillimisht Bergwijn.
“Si mund të thotë gjëra të tilla pa folur me mua?”, shtoi sulmuesi anësor.
Bergwijn tregoi se përse u transferua në Superligën e Arabisë Saudite.
“Sigurisht që do të përmirësoj gjendjen financiare, nuk do të gënjej. Por, nga ana sportive është gjithashtu interesante”.
“Do të luaj me Benzema, Kante, Fabinho, Diaby, Pereira. Jam i emocionuar që do të bëhem bashkëlojtar i tyre”, përfundoi 26-vjeçari.
Ndryshe, Bergwijn ka nënshkruar për Al Ittihad në Superligën e Arabisë Saudite pas një lëvizjeje nga Ajaxi për rreth 23 milionë euro.