Kanë luajtur sëbashku me ekipet e moshave të Vllaznisë dhe po ashtu edhe me ekipin e parë të tij për një periudhë të shkurtër. Por nostalgjia e atyre viteve është ende prezent dhe për rrjedhojë ata nuk ngurrojnë t’i kujtojnë këto momente të arta.

Ka qenë ish- mbrojtësi i Vllaznisë Alis Boci ai që ka publikuar këtë foto ku është bashkë me Bekim Balajn duke ngritur një trofe me ekipet e moshave të kuqebluve.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, dedikimi që i bën kësaj fotoje është shumë i veçantë teksa ai e vlerëson në maksimum lojtarin aktual të kombëtares shqiptare.

“Me të madhin Bekim Balaj dhe me djalin ma fantastik dhe lojtarin e madh”- e vlerëson ai sulmuesin bjond. Fotoja në fakt i përket vitit 2008 kur të dy ata luanin me ekipin U19 të Akademisë Vllaznia dhe fitonin titullin e rradhës kampion.

Boci ka qenë kapiten i ekipit atë sezon dhe ndërkohë që zëvendëskapiten ka qenë Balaj ndërkohë që trajnerë të ekipit në atë vit kanë qenë Elvis Plori dhe Samuel Nikaj.
© shkodrasport.com