Tuesday, May 19, 2026
FAQJA E PARE KRYESORENga Namik Mehmeti/ Kombëtarja shqiptare tashmë nën urdhërat e një trajneri italian,...

Nga Namik Mehmeti/ Kombëtarja shqiptare tashmë nën urdhërat e një trajneri italian, Rolando Maran

Epoka e brazilianit Sylvinho u mbyll, duke lënë pas pjesëmarrjen në finalet e UEFA Euro 2024 dhe një tentativë emocionuese për të siguruar pjesëmarrjen në finalet e 2026 FIFA World Cup.

Tashmë, pasuesi i brazilianit është përzgjedhur nga presidenti Armand Duka: italiani Rolando Maran, i pesti trajner nga shkolla italiane që merr përsipër të lërë gjurmë në futbollin shqiptar.

62-vjeçari nga Trentino njihet si një trajner profesionist, i cili pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në stolat e ekipeve të Serie B, por duke lënë pas edhe një eksperiencë të suksesshme me Cagliari, të cilin arriti ta mbante në Serie A.

Skuadrat që kanë pasuruar përvojën e Maranit janë Bari, Chievo Verona, Hellas Verona, Catania, Genoa, Brescia dhe Pisa.

Aventura me kombëtaren shqiptare, shkruajnë gazetat sportive italiane, është e para në nivel ndërkombëtar për Maranin. Kjo do të thotë se trajneri italian do të ketë detyrën të ndërtojë një ekip konkurrues dhe të vazhdojë rrugën e rritjes së futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Për trajnerin Maran, pa dyshim që kjo rrugë është një aventurë që do të përballet me një sfidë të panjohur më parë jashtë stadiumeve italiane. Pikërisht për këtë, gazetat sportive italiane nënvizojnë se Rolando Maran do të vazhdojë të mbështetet te organizimi i një mbrojtjeje klasike, duke harmonizuar mesfushën me repartin sulmues.

Ajo që pritet të tërheqë vëmendjen e sportdashësve, futbollistëve dhe funksionarëve të Federata Shqiptare e Futbollit do të jetë serioziteti që i shkon për natyrë profilit të tij sportiv.

Me këmbë të mbarë, Rolando Maran!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments