FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORERijad Kobiljar drejt largimit nga Vllaznia, ja shuma që pritet të përfitojnë...

Rijad Kobiljar drejt largimit nga Vllaznia, ja shuma që pritet të përfitojnë kuqeblutë

Ka mbetur edhe një javë nga mbyllja e merkatos së verës dhe te Vllaznia duket se do të ketë lëvizje të reja. Bëhet fjalë për lëvizje si në dalje ashtu edhe në hyrje. I pari që pritet të lëvizë është mesfushori Rijad Kobiljar.

Bëhet e ditur se në adresë të tij ka ardhur një ofertë të ardhur nga një skuadër nga Bahreini e cila është e gatshme të derdhë në arkën e klubit shkodran një shumë prej 50 mijë eurosh për ta lënë të lirë atë.

Duket se një klauzolë e tillë ka qenë e parashikuar në momentin e firmosjes së kontratës me futbollistin boshnjak dhe oferta ka ardhur para afatit përmbyllës të merkatos. Në këto rrethana, me shumë të ngjarë në dy ditët e fundit do vijë edhe “divorci” i 30 vjeçarit me Vllazninë.

Kjo do të thotë se drejtuesit shkodranë do të vihen menjëherë në lëvizje për të gjetur zëvendësuesin e tij dhe prandaj pritet që kjo javë të jetë “e nxehtë” për kuqeblutë.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments