Elseid Hysaj ishte një nga protagonistët në ndeshjen e mbrëmshme që Lazio fitoi në Kupë përballë Napolit. Ndeshja e vlefshme për raundin e 1/8-ave, përfundoi 3-1 në favor të lacialëve.

Ishte pikërisht Hysaj që ndihmoi ekipin të fitonte penallti dhe të shënonte golin e dytë, duke nisur ai aksionin në të dy rastet. Pikërisht për këtë paraqitje, në rikthimin e tij është vlerësuar me super notë.

7.2 është nota e marrë nga Hysaj në ndeshjen e sotme. Ai ishte një ndër më të mirët sipas “SofaScore”, duke i dhënë notë më të lartë se portieri, apo mbrojtësit Lazzai dhe Patric.

Gjithashtu shqiptari u vlerësua edhe më shumë se kapiteni i Lazios, Zaccagni. Përsa i përket krahut të Napolit, Hysaj ishte më i mirë se të gjithë lojtarët napoletanë.