Te Vllaznia ende nuk eshte larguar zhgenjimi nga humbja e fundit ndaj Dinamos ne shifrat 2-3 brenda ne “Loro Boriçi”, por gjithsesi skuadra ka vijuar punen sepse nuk ka kohe per te humbur ngaqe te dielen do te jete serish ne fushe kete here ndaj Elbasanit. Sfida eshte programuar te luhet ne oren 16:30 po ne stadiumin e Shkodres.
Por duket se kjo pragndeshje po shoqerohet me probleme edhe me te medha per kuqeblu sa i takon demtimeve qe kane lojtaret. Ndaj Dinamos munguan Gurishta, Stojanoviç e Gruda dhe tashme duhet pare nese ndonjeri prej tyre mund te rikuperohet per te dielen por shanset jane shume te pakta.
Nga ana tjeter, ndeshja ndaj bluve la te tjera pasoja per Vllaznine. Mbrojtesi i qendres Melos Bajrami u detyrua te zevendesohej ne minutat e fundit te ndeshjes per shkak te nje demtimi. Ai ka ndjere shqetesime ne gju dhe si rrjedhoje tashme duhet pare me qetesi situata e tij.
Po ashtu mbrojtesi tjeter i qendres Marko Juriç ka ndjere shqetesime muskulare ne pjesen e prapme te kofshes se djathte ne minutat e fundit por eshte detyruar te qendronte i demtuar ne fushe ngaqe ishin bere te pese zevendesimet. Me shume mundesi edhe ai mund te mos jete i gatshem per ndeshjen e pas dy diteve.
Ne kete situate reparti i mbrojtjes mbetet shume problematik per stafin teknik te skuadres shkodrane dhe ende nuk eshte e qarte se si do te luhet ndaj Elbasanit, nje sfide kjo ku padyshim qe kerkohet kthesa./www.shkodrasport.com/